Trump: Amerika do ta mposhtë terrorizmin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të fitojnë në luftën kundër “terrorizmit radikal islamik” dhe “forcave të vdekjes”.

Bota

06/02/2017 21:35

“Le ta dinë forcat e vdekjes dhe të shkatërrimit që SHBA-ja dhe aleatët e saj do të fitojnë”, ka thënë Trump në selinë e komandës ushtarake për Lindjen e Mesme, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se do të fitojë luftën kundër terrorizmit radikal islamik dhe se nuk do të lejojë të marrë rrënjë në SHBA.

Trump bëri thirrje për kontrolle më të ashpra ndërsa dekreti i tij për emigracionin është pezulluar nga gjykata.

“Liria, siguria dhe drejtësia do të mbizotërojë”, ka thënë Trump.

Ai u tha ushtarëve se ta mbështesin NATO-n fuqishëm dhe të vlerësojnë Aleancën.

Deklaratat e tij erdhën pas bisedimeve të djeshme me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg./Lajmi.net/