Trump akuzon Cruz për manipulim në Iowa dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve

​Kandidati republikan për në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump kërkon ribërjen e zgjedhjeve në Iowa, pasi akuzoi senatorin Ted Cruz për manipulim të zgjedhjeve të së hënës.

Bota

03/02/2016 21:32

“Ted Cruz nuk fitoi në Iowa, ai vodhi… Turp!”, shkruan Trump në Twitter.

Biznesmeni miliarder, i cili u rendit i dyti pas Cruz, u referehet njoftimeve të ditës së zgjedhjeve sipas të cilave kandidati Ben Carson po largohej nga gara, çka mund të ketë sjellë që mbështetësit e tij të votonin për Cruz.

Carson deklaroi se do të shkonte në Florida dhe jo në New Hampshire, ku votohet javën e ardhshme, por më vonë e mohoi duke thënë se nuk largohej nga gara.

Pjesëtarët e fushatës së Cruz kishin njoftuar vullnetarët për planet e Carson, por pa thënë se ai në fakt nuk po largohej nga gara.