Trump ia shkatërroi ëndrrën futbollistit të Bayernit (FOTO)

Javi Martinez ka thënë se i është shuar ëndrra e transferimit në Major League Soccer pas shpalljes së Donald Trump për president të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sport

09/11/2016 13:33

Donald Trump është zgjedhur president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe, fitorja e tij nuk është mirëpritur nga shumë figura të ndryshme përfshirë fushën e sportit.

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Javi Martinez ka thënë se i është shuar ëndrra e transferimit në Major League Soccer pas emërimit të Trumpit.

“Fundi i ëndrrës time për transferim në MLS në të ardhmen?”, shkroi Martinez në Twitter, përcjell “Lajmi.net”.

Martinez ka pranuar se dëshiron ta vazhdojë karrierën në futbollin amerikan.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.