Truku që ju ndihmon të motivoheni për të vrapuar

Nëse dëshironi të keni trup në formë dhe të digjni kalori por nuk keni buxhet të madh, atëherë vrapimi është mundësia më e mirë për t’i realizuar qëllimet tuaja.

Lifestyle

08/07/2017 16:28

Megjithatë, nëse nuk jeni vrapues i rregullt, fillimi mund të jetë paska problematik, transmeton Telegrafi.

Minutat e parë të vrapimit do t’ju pëlqejnë dhe do të bindeni se do të bëheni Usain Bolt-i i ardhshëm, por pas minutës së pesë do të ndjeheni sikurse jeni duke vdekur. Kështu që, mundësitë janë të mëdha se do të merrni vendim të dorëzoheni, të shkoni në shtëpi dhe t’i thoni vetes se vrapimi nuk është për ju.

Por kjo jo domosdoshmërish është e vërtet – thjesht duhet të filloni ngadalë!

Nëse jeni mjaftueshëm në formë për të ecur 20 minuta, atëherë mund të vraponi. Ekspertët rekomandojnë të kombinoni vrapin me ecjen nëse jeni fillestar në vrapim, por paraprakisht duhet t’i zgjatni muskujt.

Hapi i ardhshëm dhe më kruciali është vendosja e një qëllimi, pasi që kjo do t’ju ndihmojë me motivimin tuaj. Pra, mund t’ia vendosni vetës si qëllim që të futeni në një garë vrapimi me distancë 10 kilometra.

Por, që të siguroheni se nuk do të mërziteni duke u bërë gati për këtë garë, sigurohuni që vrapimin ta kombinoni edhe me vrapime tjera.