Truku që i bën frutat dhe perimet më jetëgjata në frigorifer

Frigoriferi është një nga pajisjet elektro-shtëpiake më të përdorura dhe më të dobishme në familje.

Lifestyle

01/05/2017 10:08

Ai është aq i domosdoshëm saqë ne nuk e heqim kurrë nga priza atë, përveç rasteve kur ikim me pushime ose kur duhet ta pastrojmë.

Frigoriferi është vendi ku ne vazhdimisht mbajmë ushqimin dhe logjikisht, ai është i prirur të marrë erë në momentin kur këto ushqime qëndrojnë për një kohë të gjatë dhe kalben.

Vendosni një sfungjer të papërdorur në sirtarin ku zakonisht mbani fruta dhe perime dhe do të merrni rezultate fantastike.

Ai do të thithë lagështinë e tepërt dhe do t’i ndihmojnë ushqimet të rezistojnë më shumë.

Kur të shihni se sfungjeri bëhet i lagësht mund ta zëvendësoni me një tjetër.

Mos hiqni dorë nga ky truk sepse frutat dhe perimet tuaja do të rrojnë më gjatë.