Truku i cili do t’ju entuziazmojë: Si ta lani tiganin e ndotur?

Me këtë truk të jashtëzakonshëm do ta pastroni tiganin shpejt dhe mirë.

Lifestyle

12/01/2018 13:23

Yndyra, mbetjet e ushqimit dhe njollat e zeza në tigan ndonjëherë janë ankth i vërtetë pastrimi. Me këtë truk të thjeshtë ju nevojitet vetëm një pikë vaj, kripë e trashë dhe një patate.

Për të pasur sukses truku është, e nevojshme që në tiganin e ndotur të qitni pak kripë dhe gjysmën e patates dhe me lëvizje të shpejta rrethore kalojeni nëpër fundin e tiganit, transmeton Telegrafi.

Fshijeni tiganin me leckë të njomur, thajeni dhe pastaj me leckë letre mbulojeni fundin e tiganit me vaj dhe lëreni një orë në furrë të ngrohur.

Në fund edhe pak fshijeni tiganin me leckë të thatë dhe mund ta përdorni sërish për gatime.

cleand-pans-1