Truke pë t’u ndjerë rehat me take

Të ecësh mbi taka për një kohë të gjatë mund të jetë e dhimbshme, por nëse mësoni se si të ecni në mënyrën e duhur, mund të jetë më e lehtë se sa mendoni.

Lifestyle

18/10/2015 13:26

Ja disa truke që nuk duhet t’i anashkaloni nëse keni ndërmend të pushtoni botën në këmbë.

Hidhni deodorant në këmbët tuaja

Ky veprim bëhet për të parandaluar rrudhat dhe djersën në brendësi të këmbëve. Kjo tingëllon e çuditshme por është tepër efektive.

Ecni me hapa të mëdhenj

Nëse vini re modelet e pasarelave bëjnë hapa të mëdhenj dhe kjo nuk ndodh për t’u dukur bukur, por për të ecur pa lëkundje dhe hapat e mëdha iu vijnë në ndihmë për këtë.

Vendosini këpucët në frigorifer

Konsulenti i veshjeve, Allie Branduein këshillon: “Nëse këpucët janë të ngushta, vendosini ato në frigorifer brenda natës. Ngrirja dhe shkrirja e tyre i zgjeron pak. Përdorni një shtresë të hollë xheli tek shputat e këmbëve dhe do t’i ndjeni këpucët më të rehatshme”, transmeton shekulli.com.al