Tropojë, plaçkiten dy turistë nga Vjena

Çifti austriak që kishte ardhur në Shqipëri për të pushuar kanë inicialet E.T, 54 vjeç dhe K.T, 61 vjeç.

Lajme

19/08/2017 16:33

Të dy kishin ndaluar në anë të rrugës automobilistike të fshatit Fierzë, të Fushë-Arrëzit kur iu janë afruar dy persona.

Duke përdorur dhunën i kanë grabitur çiftit nga Vjena 700 euro dhe një celular, më pas janë larguar.

Sipas policisë kanë nisur kontrolle në të gjithë zonën për të identifikuar grabitësit. Një ngjarje si kjo në mes të sezonit turistik ka alarmuar policinë që ka ngritur pika kontrolli në të gjithë Fushë-Arrëzin.

Njoftimi i policies:

Më datë 19.08.2017,  jemi njoftuar nga salla operative e Komisariatit Policisë Tropojë, se në orën 08:30 të datës 19.08.2017, janë paraqitur dy shtetas të huaj E. T, 54 vjeçe dhe bashkeshorti K. T, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri, për të bërë kallzim.

Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se në fshatin Fierzë, Njësia Administrative Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, me datë 18.08.2017, rreth  orës 23:30, këta shtetas kanë qënë duke pushuar në anë të rrugës automobilistike kur dy shtetas të paidentifikuar u  kanë marrë me dhunë  një sasi parash prej 700 Euro dhe një telefon celular.