Tropojë, asgjësohen 2000 rrënjë kanabis në pranga një prej kultivuesve

Ekspertët e policisë së Kukësit kanë asgjësuar 2 mijë rrënjë bimë narkotike kanabis-sativa, ndërkohë që kanë vënë në pranga një person, i cili dyshohet se i ka kultivuar këto bimë.

Lajme

14/08/2015 22:17

Lënda narkotike ishte mbjellë në fshatin Lekbibaj, një zonë e thellë malore.

“Në zbatim të “Planit të masave për kontrollin e territorit”, në bashkëpunim efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe shërbimet e FNSH, në fshatin Lekbibaj, Tropojë, kanë gjetur dhe asgjësuar rreth 2.000 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në 9 parcela dhe konkretisht :Në Lekbibaj janë gjetur dhe asgjësuar rreth 1.560 rrënjë bimë narkotike, të kultivuara 8 parcela. Në vendin e quajtur “Përroi i fshati Palc”, Lekbibaj, Tropojë, janë gjetur dhe asgjësuar rreth 440 rrënjë bimë narkotike, të kultivuara në 1 parcelë”.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Klodian Gjini,26 vjeç banues në fshatin Cerrnicë të Tropojës, si një nga autorët e kultivimit të bimëve narkotike.

Deri tani, sipas ekspertëve janë gjetur 50 parcela të kultivuara me bimë narkotike kanabis-sativa, ndërkohë që numri i këtyre bimëve të asgjësuara ka arritur në më shumë se 10 mijë.