Tropojani që deshi ta “vrasë” Mimozën (Video)

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ishte paraqitur në gusht të këtij viti për herë të parë me mbrojtje të afërt të Policisë së Kosovës. E, deri tek kjo kishte çuar rrëfimi që një shtetas i Shqipërisë kishte bërë para Policisë, pak ditë para këtij evenimenti.

Lajme

02/10/2015 20:14

Dëshmitari ka rrëfyer se është paguar në shumën prej 60 mijë eurosh për ta ekzekutuar kryetaren e Gjakovës.

RTV Dukagjini ka parë raportin konfidencial të Policisë së Kosovës lidhur me rastin që së fundi e ka pranuar publikisht edhe vetë e para e Gjakovës.

Dëshmitari ka rrëfyer se ishte nisur për në Gjakovë që të kryejë punën për të cilën e kishin angazhuar dhe për tre ditë ka qëndruar në Gjakovë, gjegjësisht në Hotel Jakova, duke i përcjellë lëvizjet e gruas të cilën ia kishin treguar në foto.

Por, sipas rrëfimit të tij, vetëm gjatë qëndrimit në Gjakovë e kishte kuptuar se bëhet fjalë për në person që është kryetare e një qyteti dhe se po implikohej në një vrasje politike.

Duke e pasur këtë frikë, ishte tërhequr dhe kishte vendosur që të rrëfehej para Policisë së Kosovës.

Ai, në dëshminë e tij ka përmendur edhe emrat e atyre që e kishin angazhuar e që kishin qenë nga veriu i Shqipërisë, por Policia e Kosovës e di edhe se kush kanë qenë qytetarët e Kosovës të interesuar për ta bërë këtë akt.

Sipas të njëjtave burime, Policia e ia dorëzuar të gjitha dëshmitë dhe intervistat tek prokuroria dhe pritet që tash Prokuroria të vazhdojë me procedurat.

YouTube player