Tronditet Shqipëria para ndeshjes me Skocinë

Christian Panucci ka marr një lajm aspak të mirë para dy ndeshjeve të nëntorit.

Sport

14/11/2018 10:08

Shqipëria do të përballet me Skocinë dhe Uellsin në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa Christian Panucci nuk mund të llogarisë në Emir Lenjanin.

Lenjani kishte pësuar lëndim te skuadra e tij, Sion, andaj nuk po arrin të rikuperohet me kohë, përcjell “lajmi.net”.

Edhe pse ishte grumbulluar me pjesën tjetër të skuadrës, ai nuk arriti që të stërvitej, duke u larguar nga kampi.

Natyrisht se Lenjani do të jetë mungesë e madhe për Shqipërinë, duke ditur që ndaj Skocisë duhet vetëm fitore. /Lajmi.net/