Tronditet Shqipëria dhe De Biasi

Gianni De Biasi ka marrë lajme aspak të mira para ndeshjeve të Kombëtares kundër Lihtenshtajnit dhe Spanjës më 6 dhe 9 tetor

Sport

01/10/2016 21:18

Rei Manaj pësoi një dëmtim në ndeshjen që Pescara e humbi 2¬0 përballë Kievos sot në shtëpi. Sulmuesi kuqezi u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 67-të për shkak të një problemi në kavilje.

Situata e lëndimit do të qartësohet nesër pas kontrolleve të hollësishme mjekësore, ndërsa sipas mediave italiane, paraprakisht mendohet se dëmtimi nuk është shumë i rëndë, shkruan Panorama Sport.

Shpresëdhënës është fakti që vetë lojtari këmbënguli të qëndronte në fushë, por trajneri Odo bashkë me stafin vendosën ta nxjerrin për të mos rrezikuar.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.