Tronditet showbizi turk, Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen po ndahen

Duket se mund të kemi një ndër shkurorëzimet e bujshme në botën e shoubizit në Turqi.

ShowBiz

02/03/2018 10:20

Sipas mediave turke, Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen po jetojnë në një çati si dy persona të huaj.

E gjithë kjo shkaku i xhelozisë së tepruar të aktorit, i cili i ka ndaluar shumë gjëra bukuroshes turke ndërsa së fundi, duket se i ka kaluar të gjitha kufijtë.

Ai nuk kishte pranuar që të shoqërohet nga bashkëshortja në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit turk të revistës “GQ”.

Kur u pyet se pse nuk ishte i shoqëruar nga Evcen, aktori kishte pohuar se shkaku i angazhimeve filmike, nuk ka mundur ta shoqërojë.

Megjithatë, në momentin që po iu përgjigjej gazetarëve aktori, Evcen publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram me mesazhin duke pushuar në shtëpi, të cilin disa orë më vonë u detyrua ta fshij.

Kjo ka bërë që mediat turke të aludojnë se çifti ka prishur marrëdhëniet dhe pritet që shumë shpejt të shkurorëzohen, vetëm një vit pas kurorëzimit të lidhjes me martesë.