Tronditet Real Madridi, i lëndohen dy yjet

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka konfirmuar se Gareth Bale dhe Karim Benzema kanë pësuar lëndime në humbjen tronditëse të skuadrës së tij 1-0 ndaj Deportivo Alavesit.

Sport

07/10/2018 10:02

Presioni ndaj Lopeteguit është rritur pas ecurisë pa fitore të Madridit, e cila kanë është zgjatur në katër sosh pas humbjes të shtunën,.

Benzema u detyrua ta braktisë ndeshjen pas pjesës së parë, ndërsa Bale u zëvendësua dhjetë minuta para fundit në “Estadio de Mendizorroza”, ku goli i vonshëm i Manu Garcias e tronditi Madridin.

Lopetegui konfirmoi në konferencë për media pas ndeshjes se dyshja ka pësuar lëndime, duke i shkaktuar edhe më shumë kokëçarje Madridin që tashmë po vuan, transmeton Gazeta Express.

“Karim dhe Gareth pësuan lëndime, prandaj na u desh t’i zëvendësonim”, tha Lopetegui.