Tronditet lojtari i Kosovës, katër familjarë i humbin jetën tragjikisht

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së premte, ku mbeten të vdekur katër persona.

Lajme

28/07/2017 18:25

Siç njofton faqja e klubit të futbollit Vllaznia nga Pozhorani, katër persona që humbën jetën, janë familjarë të futbollistit të kësaj skuadre.

“Mbrëmë në orët e vona ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku humbën jetën 4 qytetarë të Pozheranit, na informuan që janë familjarët e lojtarit të klubit Vllaznia, Festim Alidema, ku babai dhe tre te afërm familjarë, humben jetën në këtë aksident trafiku. Andaj në emër të kryesisë së klubit ju shprehim ngushëllimet për vdekjet tragjike te familjarëve te Festimit si dhe familjes Alidema e Allahu në xhenet inshallah. Dashtë Zoti që këto raste të mos përsëriten kurrë”, thuhet në faqen e klubit, sapo është ngjitur në elitën e futbollit.