Tronditet Lazio, lojtari dyshohet se ka kurdisur ndeshje kur ishte në Spanjë – Lajmi.net
Tronditet Lazio, lojtari dyshohet se ka kurdisur ndeshje kur ishte në Spanjë
Autori: Lajmi.net Serie ASport 13:19, 14 February 2018
E përditshmja spanjolle Marca, duke rreshtuar faktet, sqaron se në këtë përballje skuadrës mike i duhej fitorja për të shpëtuar nga rënia në Segunda Division dhe kështu ndodhi. Real Saragoza triumfoi 1-2, ndërsa Deportivo La Coruna ra nga kategoria.

Një futbollist i Lazios dyshohet si i përfshirë në trukimin e ndeshjeve në kohën kur luante në Spanjë. Bëhet fjalë për futbollistin nga Ekuadori, Felipe Caicedo, për të cilin bardhekaltrit shpenzuan 2.5 milionë euro një vit më parë për ta shkëputur nga Espanyoli.

Sulmuesi 29-vjeçar është një ndër 41 personat e dyshuar se kanë manipuluar rezultatin e ndeshjes së fundit të sezonit 2010 – 2011 mes Levantes dhe Saragozës, e zhvilluar më 21 Maj 2011.

E përditshmja spanjolle Marca, duke rreshtuar faktet, sqaron se në këtë përballje skuadrës mike i duhej fitorja për të shpëtuar nga rënia në Segunda Division dhe kështu ndodhi. Real Saragoza triumfoi 1-2, ndërsa Deportivo La Coruna ra nga kategoria.

Hetuesit pretendojnë se Saragoza u ka paguar gati një million euro futbollistëve të Levantes, që ata të humbnin. Paratë më pas janë shpërndarë mes drejtuesve dhe lojtarëve. Hetuesit kanë arritur në përfundimin se futbollistët e Levantes kishin ulur në maksimum shpenzimet atë verë, sepse, sipas tyre, pagesat i kishin bërë me para në dorë, që sigurisht i kishin përfituar në të zezë.

Sipas akuzës, janë 9 lojtarë që kanë marrë para për të humbur, mes të cilëve edhe sulmuesi aktual i Lazios, që në atë kohë ishte huazuar nga Manchester City te Levante.

Fillimisht kjo çështje ishte arkivuar, por u rihap më 5 shkurt, pasi u siguruan prova të reja inkriminuese. Nga prokurorët e çështjes mësohet se është kërkuar 2 vite burg dhe 6 vite pezullim për 38 të hetuar për këtë skandal.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO