Tronditet futbolli shqiptar, ja si mund të dënohet Skënderbeu nga UEFA

Nëse Skënderbeu nuk arrin të bindë trupën gjykuese të UEFA-s se është i pastër, rrezikohet të dënohet nga dy deri në 7 vite pezullim për të mos marrë pjesë në Kupat e Europës.

Sport

27/05/2016 20:31

Një vendim i tillë do të pasonte më pas edhe me masë ndëshkimore të ashpër nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Drejtuesit e këtij institucioni nuk kanë aspak qejf të ndërmarrin një vendim të tillë kundër korçarëve, qoftë edhe për raportin miqësor mes Dukës dhe Takajt, por ndëshkimi i mëtejshëm do të vinte i imponuar nga UEFA dhe do të ishte drastik: rrëzimin në dy kategori më poshtë të klubit.

Precedenti është ai i rastit të klubit Pobeda. Gjithsesi, derisa të dalë vendimi, ende nuk ka gjë të sigurt. Nëse do të ndodhë kështu, atëherë Partizani shkon në Champions, Kukësi me Teutën në Ligën e Europës dhe hapet një rreze shprese për Vllazninë e vendit të gjashtë, pasi Tirana figuron me shumë borxhe dhe mund të mos përfitojë nga kjo “përmbysje”…