Tronditet Brazili, Neymar largohet nga stërvitja shkaku i lëndimit

Kombëtarja e Brazilit vazhdon të merr lajme aspak të mira për Neymar.

Sport

19/06/2018 17:01

Sulmuesi i PSG-së ka pësuar një lëndim tjetër në këmbën e djathtë, pikërisht në vendin ku është lënduar edhe gjatë sezonin për të munguar për disa muaj.

Stërvitja e Neymar te Kombëtarja e Brazilit ka zgjatur vetëm 10 minuta, ku është pastaj është detyruar të largohet.

Kujtojmë se Neymar ka çaluar në disa momente edhe në barazimin 1:1 mes Brazilit dhe Zvicrës në Kupën e Botës.

Lëndimi i tij është një shqetësim i madh për Brazilin, që këtë botëror cilësohet si kombëtare favorite për të triumfuar./Lajmi.net/