Tronditet Barcelona (FOTO)

Saga Neymar vazhdon të mbajë nën ethe adhuruesit e futbollit.

Sport

25/07/2017 18:18

Saga Neymar vazhdon të mbajë nën ethe adhuruesit e futbollit.

Braziliani ende nuk ka vendosur përfundimisht nëse dëshiron të qëndrojë te Barcelona, apo të pranojë ofertën e PSG-së.

Të ardhmen e tij edhe më dyshuese, e ka bërë bashkëvendësi i tij, Lucas Moura.

Moura që është pjesë e PSG-së, ka komentuar në fotografinë e Neymarit, duke aluduar se ylli i Barcelonës po mendon për një kalim në Francë, për t’u bërë futbollisti më i paguar në histori të futbollit./Lajmi.net/