Tronditëse: Kryetari i Dardanëve tregon se kush e ka kërcënuar me jetë

Kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha, ka treguar sonte në emisionin “Komiteti” që është kërcënuar me jetë.

Sport

29/03/2017 21:46

Ai ka marrë kërcënim nga një tifoz i grupit “Illyrian Elite”, që së fundmi kanë ndërprerë ndeshjen Itali-Shqipëri.

“Mua më kanë kërcënuar më jetë. Një tifoz i Illyrian Elite që jeton në Shqipëri, ka thënë që anti-shqitpari i parë që do ta vrasë është prirësi i Dardanëve, domethënë unë”, deklaroi Berisha.

Ai e konsideroi sulmin që po i bëhet Dardanëve si të pakuptueshëm.

Berisha tha që Dardanët nuk do të ndalen dhe do t’i qëndrojnë gjithmonë besnik Kosovës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6