Tronditëse: Gorilla po e mbronte fëmijën dhe i preku dorën kur e vranë

Disa pamje të reja tronditëse tregojnë se gorilla Harambe po e mbronte fëmijën katër-vjeçar i cili ra në kafazin e tij, disa minuta përpara se të qëllohej dhe të vritej.

Bota

30/05/2016 22:18

Pak çaste më vonë, gorilla 17-vjeçare u qëllua për vdekje nga stafi i kopshtit zoologjik për të mbrojtur djalin që kishte rënë brenda rrethimit të kafshës.

Dëshmitarë të ndryshëm thanë se gorilla nuk po sillej në mënyrë agresive ndaj djalit.

Pretendohet se ulërimat e atyre që e panë situatën e futën në panik kafshën, duke e bërë atë që ta merrte fëmijën me vete në një vend të sigurtë me pakëz ujë.

Gorilla 1 Gorilla 2 Gorilla