Trondit këngëtari i njohur shqiptar: “Muziken e bëj për qejf sepse lekët i bëj me hashash!”

Këtë javë, mikfroni i Thumb ka udhëtuar drejt qytetit të Vlorës ku ka gjetur një sërë emrash të njohur në Maratonën e Këngës.

ShowBiz

22/07/2017 22:40

Një nga këto emra ishte edhe këngëtari e kompozitori i njohur Gjergj Leka, i cili iu përgjigj të gjitha pyetjeve një më një. I pyetur nëse do të bënte pushime apo muzikë këtë verë, Gjergji përgjigjet: “Muzikën e kam pushim në fakt! Sepse jam nga të paktët që muzikën vazhdoj ta bëj për qejf. Se të ishte për lekët e muzikës do të kisha vdekur për bukë!”.

Nëse kjo ju duket “wow”, prisni përgjigjen tjetër të Lekës. I ngacmuar sërish se si i bën lekët, ai përgjigjet: “Po si i bën treçereku i Shqipërisë…me hashash!”.

Gjergj Leka njihet për natyrën e tij ironike dhe të notave të larta të humorit, kështu që besojmë se kjo do të qe një shaka nga ana e tij…por bëni mirë të klikoni linkun e mëposhtëm për të parë eventin e kësaj jave në Thumb të Aulonës dhe Fatmës në ABC News. /Blitz.al/