‘Trix’ po rikthehet pas 5 vitesh me këngë të re dhe album (Foto)

20 albume e shumë këngë.

ShowBiz

28/03/2017 19:47

Është kjo krijimtaria e madhe e grupit të njohur ‘Trix’ i cili ka shumë vite që është pjesë e skenës muzikore, si një nga rok-grupet këngët e të cilëve vazhdojnë akoma të kenë dëgjueshmëri.

Ndonëse me një bagazh të madh muzikor, ky grup ka 5 vite që nuk ka sjell këngë të re, mirëpo, tani është moment i rikthimit të madh të tij.

Në një bisedë për lajmi.net, vokalisti i grupit Veli Sahiti ka treguar se përse ky grup është rikthyer në skenë.

“Pas kësaj kohe heshtje nga muzika rok jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën, ne kemi vendosur që të rikthemi me një këngë rok-baladë që pritet të publikohet shumë shpejt. Fjala është për projektin ‘Zjarri i dashurisë’ që shënon kthimin tonë pas 5 vitesh” ka thënë ai.

Po ashtu, Sahiti ka zbuluar detajet e këngës.

“Teksti është poezi e autorit Lasgush Poradeci, me muzikë timen dhe orkestrim të Avdullah Dugollit. Klipi është punuar nga PRO VSM dhe regjisori Visar Loku, por, në fakt, një falënderim special shkon për producentin Dashnor Asllani, pasi ai ka përkrahur shumë këtë projekt, sidomos klipin që është bërë me modelet nga agjencia e tij e modës” janë fjalët e këngëtarit.

‘Zjarri i dashurisë’ do ta ketë një promovim profesional i shoqëruar me një koncert dhe do del me emrin e këngëtarit dhe grupit të tij.

Por, nuk mbaron me kaq.

‘Trix’ po punojnë edhe në albumin e ri, që do të jetë i 21 me radhë e që do t’i ketë 10 këngë dhe pritet të publikohet në dhjetor!

Më poshtë, keni dhe disa nga fotot e këtij klipi./Lajmi.net/

17622662_1333712283348940_439164584_o17571994_1333767753343393_1127246946_o17622135_1333775420009293_1282912886_o17571373_1333781296675372_102447842_o