Triumfi i Kosovës në CAS merr vëmendjen edhe të kroatëve (FOTO)

Federata e Futbollit të Kosovës, konkretisht Kosova, bëhet sërish lajm kryesor i medieve të huaja.

Sport

24/01/2017 19:22

Sot Gjykata e Arbitrazhit Sportiv forcoi edhe më shumë pavarësinë e Kosovës, duke rrëzuar apelin e Serbisë për pranimin e FFK-së në UEFA vitin e kaluar.

Për triumfin e Kosovës në CAS kanë raportuar edhe mediet kroate.

“Refuzohet ankesa e Serbisë për pranimin e Kosovës në UEFA”, shkruan ‘Vecerenji’, përcjell lajmi.net.

“Refuzohet ankesa e Serbisë, Kosova mbetet në UEFA”, shkruan media tjetër, ‘Index.hr’.

 

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6