Tritol makinës së avokatit
Një automjet është hedhur në erë gjatë natës në Sarandë.

Lajme
Mësohet se mjeti tip “Benz”, në pronësi të avokatit Spiro Vaso, ka shpërthyer rreth orës 02:00 pas mesnate.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Nga hetimet e para dyshohet se lënda eksplozive është e llojit tritol. Policia po punon për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.