“Tripi” publikohet nga Nasty D dhe Arday

Reperi i ri, Driton Bekteshi i njohur në publik si Nasty D, ka publikuar këngën e tij më të re.

ShowBiz

19/01/2018 17:42

Ky projekt mban titullin “Tripi” dhe reperi e solli në duet me reperin Arday, shkruan lajmi.net.

Për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur dyshja, ndërsa videoklipi i saj është realizuar nga Black Fish Entertainment .

Këtë këngë, Nasty D e solli pas projektit “Mas teje, mas meje”  të cilin e publikoi gjatë muajit nëntor të vitit që kemi lënë pas.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin “Tripi” nga Nasty D dhe Arday, këngë e cila shoqërohet me videoklip. /Lajmi.net/

YouTube player