Triku magjik që po then ligjet e fizikës

Magjistari Eric Chien, ishte marrësi i një çmimi prominent për trukun që bëri. Ai arriti të fitojë çmimin "Trick Best" , i dhuruar nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave Magjike (FISM) në Kampionatin Magjik Botëror.

Fun

13/11/2018 17:22

Ajo që fitoi Eric Chien është një nga çmimet më të larta që mund të pranohet nga ndonjë magjistar dhe për këtë, ai ka një arsye të fortë, transmeton lajmi.net.

Truku që ai bën me ndërrimin e ngjyrave të rrobave në trup dhe kthimit të letrave të bixhozit në monedha ka mahnitur të gjithë ata që ndoqën këtë veprim të tijin.

Është thënë se një nga librat më të hershëm që ka përmendur ndonjëherë truket magjike si një formë e argëtimit është një pjesë e botuar në vitin 1489 nga një person i quajtur Gantziony, me titull “Magjia Natyrore dhe e Panatyrshme”. Ajo përshkruan dhe përpunon truket e vjetra, të cilat ndoshta u praktikuan për argëtim për një kohë të gjatë.

Ndërkohë, ndiqni truqet mbresëlënëse të Eric në kohërat moderne në videon e mëposhtme./Lajmi.net/

YouTube player