“Tribunali” në përputhje me ligjet e Kosovës

Ambasadori britanik ka deklaruar se nuk ka propozim që të krijohet një tribunal që do të hetojë UÇK-në, por një gjykatë e posaçme për t'u marrë me çdo dyshim që mund të dalë kundër individëve, bazuar në akuzat e Dick Martit.

Lajme

15/04/2014 14:30

“Propozimi nuk është që të krijohet një Tribunal që do të hetojë UÇK-në por, që të krijohet një Gjykatë e Posaçme e Kosovës për t’u marrë me çdo ndryshim që mund të dalë kundër individëve, duke u bazuar në raportin e Task Forcës së Posaçme Hulumtuese, nën akuzat e Martit për trafikimin e organeve”, ka thënë ambasadori Ian Cliff, raporton RTK.

Ai më tej ka thënë se, kjo gjykatë e veçantë do të veprojë në përputhje me ligjin e Kosovës dhe do të ketë dy seli: një në Kosovë dhe një jashtë saj.

“Kosova ka nevojë ta pastrojë reputacionin e saj për shkak të akuzave të Martit. Krijimi i Gjykatës Speciale me miratimin e Kuvendit të Kosovës do të jetë pozitiv për imazhin ndërkombëtar të Kosovës, duke demonstruar se nuk ka asgjë për tu fshehur”, ka thënë Cliff.