Tribunali, i pashmangshëm, më mirë të votohet në Kuvend!

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zbogar thotë se për Tribunalin ka dy opsione, ose Kuvendi i Kosovës të votojë për themelimin e saj, ose këtë gjë do ta bëjë Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Lajme

09/04/2014 07:03

Në një intervistë për “Koha Ditore”, Zbogar thotë se opsioni i parë është më i mirë për Kosovën, pasi që Gjykata do të ishte në Kosovë me një seli jashtë, dhe se Kosova do të kishte në dorë këtë proces.

Por nëse zgjidhet opsioni i dytë, sipas tij, OKB-ja mund të vendos për një Tribunal Special, i cili do ta “dërrmonte Kosovën për vite të tëra”.

“Ne bashkë me Shtetet e Bashkuara e kemi bërë të qartë se i shohim dy opsione. Njëri është ai që e kemi propozuar ne, që të jetë Gjykata në Kosovë, me një seli jashtë, ndërkombëtare”.

“Tjetri është se nëse dështojmë , do të duhet intervenimi ndërkombëtar për t’i adresuar këto akuza. Kështu që dikush do të propozojë dhe do ta sjellë atë me kënaqësi në Këshillin e Sigurimit, i cili në këtë rast mund të vendosë për një Tribunal Special”.

“Dallimi është se jemi të interesuar ta themelojmë një gjykatë speciale përmes së cilës në vitet e ardshme do ta mbyllim këtë çështje, e cila tash e sa kohë Kosovën e ka mbajtur pezull. Nëse shkojmë sipas rrugës tjetër, duhet të nisim nga fillimi dhe mendoj se kjo agoni e raportit të Martyit do ta dërrmojë Kosovën për shumë vite”.

Zbogar thotë se nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës do të thonë “Po” themelimit të Tribunalit, atëherë ata do të mundësonin që Kosova të merrte në duar këtë çështje.

“Me gjithë vështirësitë që i ka para vetës, Kuvendi i Kosovës që ta votojnë këtë gjykatë, unë mendoj që deputetët dp ta shtypin butonin Po. Duke thënë “Po”, Kosova do të marrë në duart e veta procesin, Kosova do të kërkonte nga komuniteti ndërkombëtar që ta qartësonte këtë çështje vet”.

Përfaqësuesi special i BE-së, Samuel Zbogar mendon se në opinionin publik të Kosovës po ka pakënaqësi rreth krijimit të Tribunalit, pasi që ajo po shihet si proces kundër UÇK-së dhe kundër luftës së Kosovës. Ai thotë se është e kundërta, pasi Tribunali do të merret me raste “individuale”.

“Është e kuptueshme kjo, sepse në publik kjo po shihet si proces kundër UÇK-së, kundër luftës së drejtë të Kosovës, gjë që nuk është ashtu. Çështja ka të bëjë me disa raste individuale të cilët mund të kenë bërë krime lufte dhe duhet gjykuar. Nuk është për Kosovën, apo për UÇK-në”, tha Samu e lZbogar për “Koha Ditore”.