Tri yjet e Wengerit

Arsene Wenger planifikon të shpenzojë shumë në tre futbollistë të nivelit botëror gjatë verës, derisa gjiganti londinez synon të tregojë muskujt financiar. Sportsmail ka njoftuar se Wenger kërkon një mbrojtës të djathtë, një mesfushor qendror dhe një sulmues, pas rihapjes së afatit kalimtar në verë. Pavarësisht ardhjes së Mesut Ozilit në fillim të këtij sezoni…

Sport

06/02/2014 09:05

Arsene Wenger planifikon të shpenzojë shumë në tre futbollistë të nivelit botëror gjatë verës, derisa gjiganti londinez synon të tregojë muskujt financiar.

Sportsmail ka njoftuar se Wenger kërkon një mbrojtës të djathtë, një mesfushor qendror dhe një sulmues, pas rihapjes së afatit kalimtar në verë.

Pavarësisht ardhjes së Mesut Ozilit në fillim të këtij sezoni për 42 milionë funte, buxheti i Arsenalit për përforcime mbetet i madh dhe i ndihmuar nga marrëveshje të ndryshme komceriale.

Dhe, bordi do të përkrahë Wengerin në kërkim të tri yjeve që mund të bëjnë dallimin në sezonin e ardhshëm.

Jackson Martinez, Edin Dzeko, Mario Mandzukic dhe Diego Costa të gjithë përfshihen në listën e kërkesave të Wengerit për sulm ndërsa edhe mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Lukasz Piszczek, po ashtu është duke u vëzhguar.