Tri yjet e Juventusit

Juventusi është bërë me tri yje. ‘Zonja e Vjetër’ e Italisë e ka siguruar titullin e 30-të në Serie A, falë humbjes së Romës nga Catania, 4:1. Bianconeri e kanë festuar të dielën titullin e tretë rresht.

Sport

04/05/2014 22:42

Juventusi është kampion i Italisë. Bianconeri e mësuan këtë gjë pas humbjes së Romës nga Catania me rezultat 4:1 të dielën, duke u bërë edhe matematikisht kampionë.

‘Zonja e Vjetër’ ka tetë pikë më shumë se Giallorossi, dy xhiro pa përfunduar sezoni, që nënkupton se do të jetë e paarritshme deri në fund.

Pasi e siguruan titullin, futbollistët e Juventusit festuan së bashku me shtabin teknik dhe kryesinë, para ndeshjes së të hënës ndaj Atalantas, e cila do të zhvillohet vetëm për prestigj.

Për Juventusin, ky është titulli i 30-të në histori të klubit, respektivisht i treti rresht.