Tri vajzat shqiptare ‘pushtojnë’ listën e nominimeve në “MTV VMA 2018”

Tashmë është publikuar lista e plotë e nominimeve të "MTV Video Music Awards 2018".

ShowBiz

17/07/2018 08:18

Lista e të nominuarve, përfshin emrat më të njohur në industrinë e muzikës, të cilët janë në garë shumë të ngushtë me njëri tjetrin, shkruan lajmi.net.

Krahas yjeve botëror janë edhe emrat e tri artisteve shqiptare, Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Dua Lipa ka arritur të nominohet në tri kategori, përfshrë edhe atë për çmimin kryesor të këtij eventi.

Me “New Rules”, ajo nominohet në kategorinë kryesore, pra “Kënga e vitit”, me “IDGAF” për “Koreografinë më të mirë”, kurse me “One Kiss” në duet me Calvin Harris u nominua për “Vallëzimin më të mirë”.

Në anën tjetër, Rita Ora është nominuar në dy kategori “Vallëzimi më i mirë” për këngën “Lonely Together”, këngë kjo në duet me të ndjerin Avicii, si dhe “Klipi me efektet më të mira vizuale” me po të njëjtën këngë.

Pa nominime nuk mbeti as Bebe Rexha, e cila u nominua në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Meant to be”, kënduar në duet me Florida Georgina Line.

Kujtojmë që “MTV Video Music Awards 2018” do të mbahet më 20 gusht 2018 në Radio City Music Hall në New York, ngjarje e cila pritet t’i bëjë bashkë në një vend tri artistet shqiptare. /Lajmi.net/

MY FIRST @VMAS NOMINATION!!!!!!! Best Collaboration!!! ???

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on