Tri transferimet me të cilat Mourinho po kërkon ta kompletojë Unitedin – Lajmi.net
Tri transferimet me të cilat Mourinho po kërkon ta kompletojë Unitedin
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 23:15, 11 June 2018
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, vazhdon të kërkojë për transferime të reja në klubin e tij dhe ka etiketuar si tre të tillë.

Djajtë e Kuq kanë përfunduar dy transferime gjatë fundjavës së kaluar, duke nënshkruar me Fred nga Shakhtari dhe Diego Dalot nga Porto.

Sipas mediumit Manchester Evening News, Unitedi kërkon një qendërmbrojtës, një mbrojtës të krahut të majtë dhe një lojtar që e ndihmon Romelu Lukakut në sulm.

Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld është objektivi kryesor për qendrën e mbrojtjes.

Për krahun e majtë të mbrojtjes ende shpresohet në transferimin e brazilianit të Juventusit, Alex Sandro.

Marko Arnautovic është një emër që është përmendur për sulm, por West Ham kërkon shumë për asetin e tyre të çmuar dhe kjo mund ta largojë Unitedin.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO