Tri super përforcime nga Arsenal

Arsenali do të tentojë realizimin e tri super përforcimeve në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Arsene Wenger është i interesuar për Edinson Cavanin, Marco Reusin dhe Sami Khediran.

Sport

15/08/2014 09:51

Arsenali përgatit oferta për treshen Edinson Cavani, Marco Reus dhe Sami Khedira në fazën përfundimtare të afatit kalimtar të verës.

Menaxheri Arsene Wenger synon të sjellë përforcime të reja gjatë kësaj vere dhe ka bërë të qartë se ka para të mjaftueshme për të shpenzuar. Dhe, sipas njoftimeve të fundit ai ka ndarë një buxhet për të tentuar blerjen e treshes fantastike, Cavani, Reus dhe Khedira.

Ylli i PSG, Cavani është objektiv afatgjatë i Wengerit njësoj sikurse mesfushori ofanziv i Borussia Dortmundit, Reus i cili së fundmi ka refuzuar vazhdimin e kontratës në klubin gjerman.

Kurse, Khedira ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin dhe pritet të largohet në ditët e ardhshme në mënyrë që mos të rrezikojë të largohet si futbollist i lirë pas një viti.

Nëse Arsenali e transferon këtë treshe atëherë Lukas Podolski e Mathieu Flamini pritet të shiten.