Tri super ndeshjet që nuk duhet humbur sot

E diela do të jetë ditë e pasur për adhuruesit e futbollit.

Sport

11/11/2018 10:27

Futbolli evropian na sjell sot dy superderbi, që nuk duhet lëshuar assesi pa u shikuar.

Manchester City – Manchester United do të jetë “ëmbëlsira” nga Premierliga angleze, shkruan lajmi.net.

Kjo ndeshje fillon në ora 17:30, dhe pritet që të tregoj futboll me tempo të lartë, sikur në çdo ndeshje kur janë përballur Guardiola dhe Mourinho.

Super ndeshja tjetër nga futbolli evropian vie nga Serie A.

Juventus do të udhëtoj në Milano, për kryendeshjen e xhiros së 12-të në Serie A. Këtë ndeshje mund ta ndiqni me fillim nga ora 20:30.

Mirëpo, ndeshja më e rëndësishme sot nuk luhet në Evropë. Amerika latine sjell “Superclasicon” mes Boca Juniors dhe River Plate. Ndeshja ishte paraparë që të luhej dje, mirëpo kushtet atmosferike e pamundësuan zhvillimin e takimit.

Kjo ndeshje fillon në ora 20:00. Kujtojmë se skuadrat takohen në finalen e “Copa Libertadores”, gjë që e bën edhe më interesant takimin. /Lajmi.net/