Tri subjekte politike dhe një iniciativë qytetare garojnë për zgjedhjet në Graçanicë

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës, do të marrin pjesë tri subjekte politike, në mesin e tyre dhe LDK dhe një iniciativë qytetare.

Lajme

24/12/2014 10:30

Tri subjekte politike dhe një iniciativë qytetare kanë konkurruar që të jenë pjesë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën Graqanicës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë për Telegrafin se mbrëmë është përmbyllur afati ligjor i aplikimit për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës.

“Bëhet fjalë për një iniciativë qytetare (G. I. Srpska), dhe tri parti politike Lidhja Demokratike e Kosovës, Nova Partija Kosova dhe Progresivna Demokratska Stranka”, tha Elezi.

Të gjitha aplikacionet do të shqyrtohen nëse përmbushin aspektet ligjore dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë vendim lidhur me këtë.

Zgjedhjet për kryetar të Graçanicës organizohen, pasi tashmë ish- kryetari, Branimir Stojanoviq, është emëruar zëvendëskryeministër i Kosovës.