Tri skuadra të Premierligës kërkojnë Shaqirin

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Stoke City pas rënies së skuadrës në Championship.

Sport

13/05/2018 20:48

26 vjeçari edhe pse pati një sezon të mirë me tetë gola të shënuara, nuk arriti ta ndalonte rënien Stokes një rang më poshtë.

Ylli me prejardhje nga Kosova, ka një klauzolë që ia lejon largimin nëse Stoke largohet nga Premierliga.

Klauzola e largimit të tij është 15 milionë euro, shkruajnë mediet në Angli.

Raportohet se për Shaqirin nga tri oferta nga Premierliga.

Everton, West Ham United dhe Crystal Palace, kanë shprehur interesim për Shaqirin, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellat e Interit, Bayern Munich dhe Basel./Lajmi.net/