Tri raste të dhunës në familje të raportuara vetëm në 24 orëshin e fundit në Kosovë

Vetëm gjatë 24 orëshit të fundit në Kosovë, nga policia janë raportuar tre raste të dhunës në familje.

Lajme

14/02/2018 10:47

“Në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor ne Qendrën Emergjente-Prizren. Me vendimin e prokurorit  i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtje” thuhet në raportin e Policisë për qytetin e Prizrenit.

Në këtë qytet është raportuar edhe për një rast tjetër të dhunës në familje, ku nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se është arrestuar një person i dyshuar i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton lajmi.net.

Viktima raportohet se pas rastit ka marrë tretman mjekësor, ndërkaq që me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërkaq, rasti tjetër i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në Rahovec, ku është arrestuar një i dyshuar i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë dhe motrën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore, ku me këtë rast njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/