Tri problemet e pakëndshme që i shkaktojnë bajamet

Bajamet janë pjesë e sistemit limfatik dhe ndihmojnë trupin për t’u mbrojtur kundër infeksionit. Bajamet janë vija e parë e mbrojtjes kundër mikroorganizmave të pranishëm në ajër dhe substancave të tjera të dëmshme, por ndonjëherë këta toptha, të vendosur në fyt, mund të shkaktojnë inflamacion dhe shkaktojnë probleme shëndetësore, ndërsa këto janë tri më të zakonshmet.

Lifestyle

03/03/2017 01:56

1. Era e keqe

Sipas Institutit kombëtar të shëndetësisë në SHBA, gjysma e popullsisë së botës vuan nga fryma me erë të keqe. Nëntëdhjetë për qind e rasteve janë të shkaktuara nga problemet në zgavrën e gojës, të tilla si higjiena e dobët orale apo rrjedhja e sekrecioneve nazale, por fryma e keqe mund të jetë rezultat edhe i gurëve të grumbulluar mbi bajame.

Bajamet janë plot me qoshe dhe të çara në të cilat mblidhen bakteret, mukusi dhe çelizat e vdekura. Prej këtyre substancave më pas formohen formacione të bardha që vendoson në xhepat e bajameve. Këto depozita shpesh përmbajnë squfur që shkakton erë të keqe. Zgjidhja? Higjiena e mirë orale të tilla si larja e dhëmbëve tuaj dy herë në ditë dhe shpërlarja me antiseptik mund të ndihmojë në largimin e depozitave të akumuluara.

2. Gëlltitja e shoqëruar me dhimbje

Në shumicën e rasteve, gurët në bajame janë të vegjël dhe nuk shkaktojnë ndonjë siklet. Megjithatë, në qoftë se gurët janë më të mëdhenj kjo mund të shkaktojë gëlltitje me dhimbje. Nëse gurët janë të vështirë si shkëmbinj, personi mund të ketë ndjenjën e një trupi të huaj dhe një ndjenjë të irritimit në fyt. Kur gëlltitë, personi mund të ketë ndjenjën se në fytin e tij ka një gjilpërë.

Nëse keni dhimbje gjatë gëlltitjes, ndërkohë që nuk jeni alergjik ndaj dhe ju nuk keni ndonjë mikroorganizëm, të tilla si streptokoket, fajtor për dhimbjen mund të jenë gurët e mëdhenj në bajame. Gurët mund të përpiqeni që t’i largoni me ujë kripur në goje duke gurgulluar apo edhe me kollitje. Megjithatë, nëse është një gurë më i madh ndoshta duhet të konsultoheni me një otolaringolog për heqjen e gurit me rreze laser.

3. Gërhitja

Bajamet e zgjeruara mund të jenë shkak i gërhitjes. Kjo ndodh sepse tek bajamet e zgjeruara ajri nuk mund të rrjedhë normalisht nëpër rrugët e frymëmarrjes. Gërhitja mund të jetë e bezdisshme, por nuk është e dëmshme, nëse nuk është e shoqëruar me apnea gjatë gjumit kur trupi merr më pak oksigjen për shkak të ndërprerjve në frymëmarrje dhe bllokim të udhëve ajrore.

Bajamet zgjeruara shpesh shkaktojnë gërhitje te fëmijët, ndërsa 4 në mesin e 100 njerëzve të moshës mesatare dhe 2 në mesin e 100 grave të moshës mesatare vuajnë nga apnea e gjumit, e cila shkaktohet nga bajamet e zgjeruara. Bajamet mund të rriten për shkak të disa kushteve të lindura mjekësore, infeksioneve kronike dhe faktorëve të tjerë. Nëse situata është serioze, mjeku mund të propozojë heqjen e bajameve.