Tri pishina natyrale më të bukura në botë

S’ka dyshim që mungesa e ndikimit të njeriut i lejon natyrës që të zhvillohet në mënyrë tepër të bukur dhe unike.

Fun

14/07/2018 10:17

Pishinat natyrale krijohen kur uji i njelmët apo i ëmbël pas valëve mbetet i mbyllur në shkëmb, duke krijuar kështu pamje unike për syrin.

Shikoni se ku gjenden tri pishina më të bukura natyrale:

Giola, Thassos

Kjo pishinë natyrale gjendet në zonën Astris dhe paraqet përvojë të paharrueshme për secilin njeri që e viziton.

Në thellësi të shkëmbit gjendet pishina ngjyrë tirkizi dhe shumica shkojnë aty dhe qëndrojnë në diell sepse shkëmbinjtë e skalitur në mënyrë të përsosur nuk janë aspak të parehatshëm për t’u shtrirë.

Vrima e madhe e kaltër, Belize

Një ndër fenomenet më të mëdha të detit gjithsesi është Vrima e madhe e kaltër e cila gjendet në oqeanin Atlantik.

Besoni apo jo, vrima në mes të oqeanit, e cila duket sikur e vizatuar me kompas, është nën mbrojtjen e UNESCO-s, sepse fundi i saj është shtëpi e një numri të madh organizmash të detit.

Grotta della Poesia, Itali

“Shpella e poezisë” gjendet në zonën Roca Vecchia dhe paraqet destinacionin më ekzotik në këtë pjesë të Evropës.

Përbëhet nga kompleksi i shkëmbinjve nëndetarë, të cilët bashkojnë mozaikun Poesia Piccola dhe Poesia Grande, duke krijuar këtë pishinë unike natyrale.