Tri maska për të eliminuar puçrrat e zeza nga fytyra

Lëkura e bukur dhe e pastër është një nga elementet kryesore të bukurisë së një personi. Pa dyshim se për të pasur një lëkurë të pastër, të shëndetshme dhe plot energji duhet të kujdeseni për të çdo ditë.

Lifestyle

24/03/2017 01:32

Por më poshtë kemi vendosur të ju sjellim disa metoda të përkujdesjes së lëkurës që mund t’i realizoni në shtëpi, e që përpos që do të ju bëjnë të keni një lëkurë të butë, do të largojnë edhe puçrrat e zeza nga hunda dhe fytyra juaj, transmeton Klan Kosova.

Limoni+ mjalti + sheqeri

Prisni një limon përgjysmë dhe vendosni sipër tij mjaltë deri në atë sasi sa tmbuloni limonin. Më pas hidhni pak sheqer mbi limon  dhe masazhoni pjesët e fytyrës që keni probleme, në lëvizje rrethore. Përsëriteni këtë procedurë të paktën një herë në javë.

Vazelina + qesja plastike

Mënyra më e mirë për të përdorur këtë  maskë është ta aplikoni pas dushit, për shkak që nxehtësia hap paret. Filloni duke vendosur vazelinën në pjesët problematike të fytyrë. Pasi ta keni përfunduar këtë, vendoseni qesen plastike mbi vazelinë. Sa e keni akoma qesen plastike në fytyrë, vendoseni një peshqir të nxehtë sipër dhe lëreni derisa të ftohet.

Më pas, largoni sasinë e vazelinës nga fytyra me një palomë, dhe lehtësisht shtypeni lëkurën tuaj aty ku keni telashe me puçrrat e zeza. Ato duhet të dalin lehtë, pas këtij trajtimi që i keni bërë fytyrës suaj.

Në fund, vendoseni losionin që e përdorni zakonisht. Këtë procedurë përsëriteni një herë ose dy herë në muaj.

Kanella + miell i tërshërës

Përzieni një lugë çaji miell tërshere dhe një lugë çaji pluhur kanelle. Shtoni pak ujë të ngrohtë dhe përzieni mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas vendoseni këtë masë në fytyrë dhe masazhojeni atë për rreth 1 minutë.

Shpëlajeni më pas fytyrën tuaj me ujë të ftohtë.

Keni parasysh se kanella mund të japë ndjenjën e pickimit kur vendoset në fytyrë, por shumë shpejt ajo largohet.

Përsëriteni këtë maskë më shumë se dy herë në muaj.