Tri klube pas Shaqirit

Xherdan Shaqiri duket se do të jetë një emër i ‘nxehtë’ për afatin kalimtar të verës. Mesfushori kosovar mund të largohet nga Bayern Munichu, pasi nuk po mund të gjejë hapësira në ekipin e Pep Guardiolës. 22 vjeçari po e kalon sezonin e dytë tek gjiganti bavarez, me të cilin fitoi pothuajse gjithçka në edicionin…

Sport

14/03/2014 12:00

Xherdan Shaqiri duket se do të jetë një emër i ‘nxehtë’ për afatin kalimtar të verës. Mesfushori kosovar mund të largohet nga Bayern Munichu, pasi nuk po mund të gjejë hapësira në ekipin e Pep Guardiolës.

22 vjeçari po e kalon sezonin e dytë tek gjiganti bavarez, me të cilin fitoi pothuajse gjithçka në edicionin debutues.

Por, si në periudhën kur ekipin e udhëhiqte Jupp Heynckes, edhe në atë të ish trajnerit të Barcelonës, 22 vjeçari ka përfunduar në bankinë, pasi ka konkurrencë të ashpër me lojtarë të kalibrit të Mario Gotze , Franck Ribery, Arjen Robben e Thomas Muller.

Për këtë, përfaqësuesi zviceran mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Allianz Arena gjatë verës.

Sipas portalit anglez Football Direct News, ish futbollisti i Baselit pëlqehet nga tri skuadra. Në ‘pole-position’ është Liverpooli, i cili e ndjek qe një kohë të gjatë, por e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur edhe me Italinë, ku e presin krahëhapur Juventusi dhe Napoli.

Për ta transferuar Shaqirin, këtyre klubeve ju duhet t’i derdhin nga kasat e tyre 10-15 milionë euro.