Tri këshilla të arta që ju kursejnë kohë në palestër

Mos lejoni që nëse keni pak kohë në dispozicionin tuaj t’ju largojë nga ushtrimi - veçanërisht kur të kuptoni se me një stërvitje të shkurtë mund të arrini rezultate të njëjta, nëse jo më të mira.

Lifestyle

18/01/2017 01:37

Kur ju jeni në garë me kohën, është e rëndësishme që të shfrytëzoni kohën tuaj në palestër.

Forconi intervalet – Nëse bëni nxemjen me ritëm të lehtë dhe ushtroni me shpejtësi optimale – atëherë rriteni pak shpejtësinë dhe në mënyrë sistematike ndryshoni ritmin dhe ngarkesën. Nuk ka asnjë studim që nuk tregon se një shok i tillë për organizmin është shumë më efektiv, për shkak se në procesin e trajnimit organizmi fillon të djegë kaloritë dhe kur “rrëzohet” kurrë nuk pushon së djeguri edhe një kohë pas stërvitjes tuaj.

Ndrysho intensitetin – Nëse ju zakonisht ushtroni ashtu që sforcoheni dhe pastaj pushoni dhe kështu me radhë – provoni ndonjëherë pa pushim, përkatësisht që në kohën e pushimit bëni ushtrime të intensitetit më të ulët. Sigurisht, ashtu nuk do të jeni në gjendje që këtë t’a perballoni një kohë të gjatë, por a nuk është kjo më e rëndësishmja në këtë stërvitje intensive, por të shkurtë?

Ngritni pasha më të rënda – Nëse nuk ushtroni me ngritje peshash – tani duhe të filloni. Nëse e praktikoni – ngritni pak më shumë se zakonisht. Dhe në më pak kohë se zakonisht përshpejtoni rritjen e muskujve tuaj.