Tri kërkesat e Behgjet Pacollit

Bengjet Pacolli, ish president i Kosovës për 30 ditë dhe aktualisht drejtues i Aleancës  Kosova e Re, parti kjo joparlamentare, i ka bërë thirrje Hashim Thaçit, kandidatit për president, që të tërhiqet nga synimi për të marrë këtë post.

Lajme

25/02/2016 18:48

Pacolli në llogarinë e tij në facebook ka shkruar se frikësohet shumë për  eskalimin e situatës dhe qytetarët janë ata që do të paguajnë.

“Nëse jeni burra, nëse e doni Kosovën dhe popullin e saj, veproni”, shkruan pacolli duke dhënë tre arsye.

“Hashim, tërhiqu sonte nga kandidatura dhe jepi shanse proceseve demokratike, që presidenti të zgjidhet nga qytetarët. Këtë veprim tëndin nuk do ta harrojë historia”, shkruan Pacolli, për të vazhduar me kërkesën e dytë.

“Isë, kontaktoje presidenten dhe akordohu për zgjedhjet e parakohshme. Atë minimale që ka mbetur ende, mundesh me e kthy në favor tëndin dhe të LDK-së”, shkruan ai.

“ Albin, Ramush e Fatmir; nëse Hashimi dhe Isa veprojnë, si më lart, ju lutem të respektoni veprimin e tyre dhe distancohuni nga çdo lloj dhune”, shkruan Pacolli në llogarinë e tij në facebook.

Sipas tij, kjo është zgjidhja civilizuese që meriton Kosova tani.

“Kjo zgjidhje do të mbështetet nga miqtë tanë perëndimorë”./lajmi.net