Tri ditë takime, pa progres në dialogun e Brukselit

Bashkimi Europian tha të mërkurën se delegacionet teknike të Kosovës dhe Serbisë, pas tri ditë diskutimesh, nuk kanë arritur progres në çështjet në agjendë në kuadër të procesit të dialogut.

Lajme

21/03/2018 15:02

Në një komunikatë të lëshuar sot, Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini tha se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Avni Arifi e Marko Gjuriq, vazhduan diskutimet në çështjet e mëparshme në implementimin e jashtëzakonshëm të marrëveshjeve të ndryshme të arritura nga të dyja palët në kuadër të dialogut, në veçanti për marrëveshjet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, energjinë, urën e Mitrovicës, menaxhimin e integruar të kufirit dhe lirinë e lëvizjes.

“Përderisa diskutimet ishin të plota, nuk është arritur progres i mëtejmë. BE u bën thirrje të dyja palëve t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre në punën e implementimit të marrëveshjeve, duke i rikujtuar se progresi në normalizimin e marrëdhënieve është element çelës në agjendat e tyre respektive në rrugën europiane”, thuhet në komunikatë./Kallxo.com