Tri ditë nga formimi i njëanshëm i Asociacionit – Lajmi.net
Tri ditë nga formimi i njëanshëm i Asociacionit
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 8:17, 17 April 2018
Lista Serbe ka dhënë ultimatum se këtë të premte në mënyrë të njëanshme do ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Por zyrtarët qeveritarë paralajmërojnë se një veprim i tillë është i papranueshëm, pasi brenda pak muajve Asociacioni do të themelohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri te përfundimi i ultimatumit të dhënë nga Lista Serbe (LS) për formimin e njëanshëm të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Menjëherë pas arrestimit të Marko Gjuriqit, shef i Zyrës Serbe për Kosovën, përfaqësuesit e Listës Serbe patën paralajmëruar se më 20 prill 2018 do të ndërmarrim veprim të njëanshëm për finalizimin e Asociacionit në rast se institucionet e Kosovës nuk e bëjnë një gjë të tillë, shkruan “Zëri”.

Ndonëse kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri te skadimi i këtij ultimatumi, drejtues të Listës Serbe nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje, përderisa në Qeverinë e Kosovës kanë thënë se një veprim i tillë është krejtësisht i papranueshëm.

Sipas zyrtarëve qeveritarë, Asociacioni do të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe një gjë e tillë do të realizohet brenda pak muajsh.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bike Rivals