Tri destinacionet potenciale të Jimmy Butler

Jimmy Butler është afër largimit nga Minnesota Timberwolves dhe është në kërkim të opsionit më të mirë për të ardhmen e tij.

Sport

20/09/2018 11:12

Ish ylli i Chicago Bulls, i cili konsiderohet nga lojtarët më të mirë në pozitën e tij, ka para vetës disa opsione.

Skuadrat që besohet të jenë të duhura për të janë:

LA Lakers: Lakers kanë si synim kryesorë rikthimin në play off dhe nënshkrimi me një tjetër yll për të luajtur krahas LeBron do të ishte ndihmë e madhe.

New York Knicks:  Knicks gjithashtu janë njëra nga skuadrat që po interesohen jashtëzakonisht për katër herë pjesëmarrësin në All Star. Butler – Porzingis do të ishte një dyshe fenomenale e cila do ta ngriste nivelin e skuadrës.

Philadelphia 76ers: Sixers tentuan me çdo kusht të nënshkruajnë më ndonjë yll këtë afat mirëpo suksese nuk pati, kështu që nënshkrimi me ish yllin e Chicago do të ishte i mirëseardhur.

Krahas të rinjve si Joel Embid, Ben Simmons e Markelle Fultz, Butler do të ishte ndihmesëe madhe. /Lajmi.net/