Trezeguet zgjedh pasardhësin e Messit (FOTO)

David Trezeguet ka një emër në mendje.

Sport

11/09/2017 11:14

David Trezeguet beson se Paulo Dybala do të jetë pasardhës i Leo Messit.

“Messi-Dybala? Të gjithë e njohim Messin, ai gjithashtu ishte vendimtar në fitoren e Barcelonës ndaj Espanyolit”, tha fillimisht Trezeguet.

“Dybala është e tashmja dhe gjithashtu e ardhmja. Ai po luan shumë mirë, po shënon gola dhe e shoh të përgatitur shumë mirë”.

“Ai do të shkëlqejë në “Camp Nou”. Me siguri nuk po i pritet që të zbresë në fushë, në një stadium madhështor siç është “Camp Nou”. Përballja sërish me Messin e motivon atë”.

“Është e qartë se Messi ka më shumë eksperiencë dhe është në një tjetër pikë të karrierës, por Dybala po rritet dhe ndoshta Messi është duke e motivuar atë që të përmirësohet”, theksoi ish sulmuesi i Juventusit.