Trezeguet parashikon ndeshjet e sotme, ja cilat ekipe i dërgon në çerekfinale

Ish sulmuesi i njohur francez, David Trezeguet, i ka parashikuar tri ndeshjet e sotme të 1/8 së finales në kampionat Evropian.

Sport

26/06/2016 14:42

Trezeguet e ka parashikuar një fitore të Francës me rezultat 2:0 ndaj Irlandës, në ndeshjen e orës 15:00.

Sipas sulmuesit francez, Gjermania do ta mposhtë Sllovakinë minimalisht, 1:0.

Në ndeshjen e mbrëmjes, Trezeguet e ka parashikuar një fitore 2:1 të Belgjikës ndaj Hungarisë./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.