Trezeguet luan në Indi

David Trezeguet është bërë me ekip të ri. Sulmuesi francez ka nënshkruar me ekipin indian, Pune City, duke iu bashkuar disa yjeve të dikurshme të futbollit evropian.

Sport

31/07/2014 10:08

Ekipi nga Superliga indiane, Pune City e ka kompletuar transerimin e ish futbollistit të Juventusit, David Trezeguet.

Francezi është zyrtarizuar në Mumbai të mërkurën pasi arriti marrëveshje njëvjeçare me klubin që është në bashkëpronësi të akorit nga Bollyëood, Salman Khan dhe drejtohet nga ish trajneri i Napolit e Parmës, Franco Colomba.

Trezeguet i bashkohet dyshes së dikurshme të Arsenalit, Robert Pires e Freddie Ljungberg, si dhe ish futbollistit të Liverpoolit e Barcelonës, Luis Garcia, në kampionaitn i cili nis në muajin tetor.

“Me transferimin e legjendave të futbollit, FC Pune City sjell eksoeriencë ndërkombëtare në ekip, për t’i ndihmuar talentet e reja dhe me shpresë që ta ngrisë nivelin e futbollit në vend, ku sportet tjera kanë mbetur nën hije të kriketit”, deklaroi Guarav Modwel, shef i klubit.

36 vjeçari i ka shënuar më shumë se 300 gola në karrierë.